Autoritetet franceze: Pezullimi i ndihmave amerikane e forcon Rusinë

Autoritetet franceze thanë se vendimi i SHBA-së për ndaljen e ndihmave ushtarake për Ukrainën e bën më të largët arritjen e paqes. Benjamin Haddad, ministër i Francës për Evropë, ka thënë se pezullimi i armëve e forcon dorën e agresorit.
“Në esencë, nëse doni paqe, një vendim për t’i pezulluar armët në Ukrainë e përforcon paqen apo e bën atë më të largët? E bën më të largët, sepse vetëm e forcon dorën e agresorit në tokë, që është Rusia”, ka thënë Haddad.
Pezullimi i presidentit Donald Trump përfshin municione, automjete dhe pajisje të tjera.
Qeveria e Hungarisë e ka mbështetur vendimin e presidentit Donald Trump për pezullimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën. Zëdhënësi i Qeverisë së Viktor Orbanit ka thënë se Hungaria ka të njëjtin qëndrim.
Qeveria e Hungarisë e ka mbështetur vendimin e presidentit Donald Trump për pezullimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën. Zëdhënësi i Qeverisë së Viktor Orbanit ka thënë se Hungaria ka të njëjtin qëndrim.
“Presidenti i SHBA-së dhe qeveria hungareze ndajnë të njëjtin qëndrim, në vend të vazhdimit të dërgesave të armëve dhe luftës, nevojitet një armëpushim dhe bisedime paqeje sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim, ka raportuar TheGuardian.
#Autoritetet #franceze #Pezullimi #ndihmave #amerikane #forcon #Rusinë
gazetablic.com