Aktualitet

A do të ndryshojë përgjithmonë futbolli? Çfarë është rregulli 8-sekondësh i portierit që hyn në fuqi këtë verë? –

Nga kjo verë, portierëve do t’u lejohen 8 sekonda nga momenti i kapjes së topit deri te rivënia e tij në lojë. Kjo është përpjekja më e fundit e autoriteteve rregullatorë për të ulur në maksimum në humbjen e kohës, shkruan A2 CNN. Rezultatet pozitive në provat e zhvilluara në Angli, Itali dhe Maltë kanë nxitur Bordin Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB), të ndryshojnë rregullin duke filluar nga sezoni 2025-26.

Ku do të zbatohet ky rregull?

Ky rregull do të zbatohet në mbarë botën nga 1 korriku, në të gjitha nivelet e lojës, nga elita deri te futbolli amator. Do të jetë në fuqi edhe për Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.

Si do të ndëshkohen portierët?

Nëse portierët e mbajnë topin për më shumë se 8 sekonda, gjyqtarët do t’i ndëshkojnë duke dhënë një goditje nga këndi për kundërshtarët.

Si do ta sinjalizojnë gjyqtarët?

Kur portieri të ketë edhe 5 sekonda të mbetura për të hedhur topin, arbitri do ta paralajmërojë duke ngritur krahun dhe duke filluar një numërim vizual me dorë.

Çfarë ka thënë IFAB për ndryshimin e rregullit?

Gjatë provave, IFAB raportoi se kishte vetëm katër raste kur portierët u ndëshkuan në qindra ndeshje, edhe pse rregulli u zbatua rreptësisht.

Drejtori teknik i IFAB-it dhe ish-arbitri i Premier League, David Elleray, i tha The Times: “Ndryshimet e mira të rregullave janë ato ku ke një ndëshkim shumë të fortë, që të gjithë e zbatojnë, dhe problemi praktikisht zhduket. Nëse kjo e përshpejton lojën, e bën më pozitive, atëherë mund të jetë një nga ato masa ndëshkuese shumë efektive”.

Çfarë mund të presim?

Më shumë goditje nga këndi, të paktën në fillim të sezonit. Trajnerët e specializuar për goditjet standarde do të marrin edhe më shumë vëmendje.

Ndëshkime të hershme. Rregullat e reja zakonisht zbatohen rreptësisht në fillim – mjafton të pyesni Declan Rice dhe Leandro Trossard, të cilët morën kartonë të dytë të verdhë këtë sezon për vonesa në rifillimin e lojës.

Numërimi sarkastik nga tifozët kur portieri kundërshtar kap topin.

Ndërhyrje nga lojtarët. Në minutat e fundit të një ndeshjeje kur një ekip është në disavantazh dhe portieri e mban topin, lojtarët do t’i kërkojnë arbitrit të numërojë më shpejt… ose do ta bëjnë vetë!

A ka statistika mbi vonesat e portierëve?

Fatkeqësisht, Opta nuk ka statistika për këtë “art të errët” – por çdo tifoz që sheh rregullisht futboll mund të dallojë një portier që kap topin dhe bie në tokë me lëvizje teatrale.

#të #ndryshojë #përgjithmonë #futbolli #Çfarë #është #rregulli #8sekondësh #portierit #që #hyn #në #fuqi #këtë #verë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button