Aktualitet
Kurti nuk shkon për të dëshmuar në Prokurori: Duket se i intereson vetëm të prodhojë lajme

Kryeministri Albin Kurti nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për t’u paraqitur në prokurori për të dëshmuar në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore.
Në orën kur duhet të ishte në Prokurori, kryeministri reagoi nga Gjilani për këtë çështje, ku ishte duke inauguruar punimet për një çerdhe të re.
“Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”, tha Kurti.
#Kurti #nuk #shkon #për #të #dëshmuar #në #Prokurori #Duket #intereson #vetëm #të #prodhojë #lajme
Java News