Aktualitet

Mes të arrestuarve edhe trajneri i ekipit ‘Bistrica’, dalin detaje për operacionin në Sarandë –

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me operacionin anti-drogë të zhvilluar në Sarandë.

Bëhet me dije se hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskopetencë i ka kaluar më pas Prokurorisë Gjirokastër.

Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë dhe mësohet se janë shoqëruar 3 persona ne Sarandë, si dhe 9 persona ne Delvinë.

Ne Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedent penal, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumte penal dhe Orges Kalo.

#Mes #të #arrestuarve #edhe #trajneri #ekipit #Bistrica #dalin #detaje #për #operacionin #në #Sarandë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button