Aktualitet

“Pa ua ngrënë hallvën të gjithëve, nuk ma hani ju mua”, Dumani shpërthen në gjyq ndaj të bashkëpandehurve –

Nuredim Dumani ka vijuar edhe këtë të martë të japë dëshminë e tij para gjykatës në seancën e radhës gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”.

Ai ka treguar sesi e ka njohur Agron Qolin, ndërsa në fund është përplasur edhe me të akuzuarit e tjerë.

Avokati Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.

Avokati: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

Në vijim, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u përplas edhe të martën e kaluar me te bashkëpandehurit, e arrestuar pas dëshmisë së tij.

Komentet e lëshuara nga të pandehurit në drejtim të tij Dumani ju përgjigj: “Nuk vdes unë. Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua”.

Ndërsa i pandehuri Enver Diva ju përgjigj me ton të lartë nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja hajë hallvën njëri-tjetrit.

#ngrënë #hallvën #të #gjithëve #nuk #hani #mua #Dumani #shpërthen #në #gjyq #ndaj #të #bashkëpandehurve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button