Aktualitet

Jam i shokuar që e trajtuat Zelenskin si Sigurimi i komunistëve dikur! –

Ish-presidenti polak dhe fituesi i çmimit Nobel për paqen, Lech Wałęsa i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump duke shprehur “tmerrin dhe neverinë” për debatin e tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Letra, e nënshkruar nga Wałęsa dhe më shumë se 30 ish-të burgosur politikë polakë gjatë epokës komuniste, thoshte se kërkesat e Trump dhe nënpresidentit të tij që Zelenskyy të tregojë mirënjohje ishin “fyese” përballë luftës së vendit ukrainas për liri.

“Atmosfera në Zyrën Ovale na kujtoi atë që ne e mbajmë mend mirë nga marrja në pyetje” nga shërbimet sekrete komuniste të Polonisë dhe gjykatat e regjimit, thanë nënshkruesit.

“Prokurorët dhe gjyqtarët, që punonin në emër të policisë së plotfuqishme të Partisë Komuniste, na thoshin gjithashtu se ata i kishin të gjitha kartat dhe ne asgjë”, thanë ata. “Jemi të shokuar që ju e trajtuat Volodymyr Zelenskyy në të njëjtën mënyrë” – shkruajnë ata.

Wałęsa, i cili fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 1983, udhëhoqi lëvizjen pro-demokracisë “Solidarnos” që çoi në rënien e komunizmit në Poloni dhe frymëzoi vendet e tjera për të hequr dominimin e Moskës. Ai shërbeu si presidenti i parë demokratik i Polonisë i zgjedhur nga populli nga 1990-1995.

Nënshkrues të tjerë të letrës janë Adam Michnik, Bogdan Lis, Seweryn Blumsztajn dhe Władysław Frasyniuk. Ambasada e SHBA në Varshavë i tha Reuters se pyetjet mbi letrën duhet t’i drejtohen zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email nga “The Guardian” për një koment.

#Jam #shokuar #që #trajtuat #Zelenskin #Sigurimi #komunistëve #dikur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button