Aktualitet

Energjinë e gjej te hakmarrja, na kanë poshtëruar! –

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Panairin e Turizmit në Berlin, ku ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetet sociale.

Rama gjatë fjalës së tij tha se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni turistë gjermanë.

Ai tha gjithashtu se energjinë për të ecur përpara e gjen te hakmarrja, pasi sipas tij, të huajt, por edhe kundërshtarët politikë në vend e kanë poshtëruar Shqipërinë për shumë vite me radhë.

Sipas kryeministrit, hakmarrja më e mirë është ulja e Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Europian.

“Energjinë më të madhe e gjej te hakmarrja. Dua të marrim hak. Na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt, na kanë poshtëruar tanët. Të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE-së aty dhe duke i bërë atë shenjën ‘kishe ndonjë gjë’.

Kjo ma jep energjinë, që të bëjmë historinë sëbashku. Se në fund si për mua që jam 2 metra, si për ty që nuk e di sesa je, por që 2 metra nuk je njëher, 2 metra gropë kemi. Të mos u trashëgojmë poshtërimin pasardhësve tanë”, tha Rama.

#Energjinë #gjej #hakmarrja #kanë #poshtëruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button