Aktualitet

Hajdutët problemi kryesor në fshatrat e Shkodrës, godasin shtëpitë e të moshuarve –

Vjedhjet në fshatrat e qarkut Shkodër ku kryesisht kanë mbetur të moshuar po kthehen në një shqetësim. Në fshatin Kullaj të njësisë Postribë në Shkodër persona të paidentifikuar janë futur në tokën e shtetasit Hamit Bushaj duke vjedhur telat rrethues dhe disa pemë të mbjella aty afër.

65 vjeçari pensionist thotë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë hajdutët ndërsa bën të ditur se dëmi i shkaktuar është mbi 1 milionë lekë të vjetër….

Bushaj thotë se tashmë vjedhjet në Postribë kohët e fundit janë shtuar ndërsa i bën thirrje policisë që ta mbrojnë atë zonë sepse këto ngjarje mund të prodhojnë edhe viktima….

65 vjeçari tregon se banorët e Postribës ndjehen të frikësuar dhe të pasigurt për shkak të vjedhjeve që janë shtuar ndërsa thotë se të moshuarit që kanë mbetur të vetëm do të detyrohen të armatosen në banesat e tokat e tyre për t’u vetëmbrojtur nga hajdutët e grabitësit…

Pak kohë më përpara në një banesë tjetër në fshatin Kullaj të Postribës është vjedhur një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetër ndërsa ka patur edhe disa raste të tjera të vjedhjeve në shtëpitë e tokat e banorëve atje ndërsa një rast tjetër së fundmi ndodhi në Shkodër në banesën e një ish mjeku në moshë të thyer, ku u vodh një shumë prej afro 100 mijë euro ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar.

Rastet e vjedhjeve në qarkun Shkodër janë një problem për shkak se autorët shfrytëzojnë të moshuarit e vetmuar apo momentet kur nuk janë në banesa ose edhe shtëpitë ku nuk jeton askush për shkak të emigrimit.

#Hajdutët #problemi #kryesor #në #fshatrat #Shkodrës #godasin #shtëpitë #të #moshuarve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button