Life Style
‘Më dhatë kohë nga koha juaj’, Luizi mesazh për fansat

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ishte banori më i komentuar i “Big Brother Vip Albania 2”, i cili arriti të bënte për vetet qindra mijëra shqiptarë për vete dhe në fund arriti të shpallej fitues dhe të merrte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ditën e sotme, ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram, një video-montazh të veçantë nga eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të bërë nga fansat e tij, e cila përmbledh pak a shumë rrugëtimin e tij në BBV.
Krahas videos, Luizi ka dhe një falenderim për fansat ku shkruan: “Faleminderit secilit prej jush që keni qënë bashkë me mua në këtë rrugëtim duke më dhënë kohë nga koha juaj. Jeni mbështetja ime më e madhe”.