Aktualitet

“Armë, gëzhoja, mjetë i mprehtë” – Policia lëshon komunikatë për rastin në Klinë, tregon çka u sekuestroi të dyshuarve

Policia në Pejë ka lëshuar një njoftim për rastin e mbrëmshëm në Klinë, ku një person është plagosur dhe tre të tjerë janë lënduar.

Katër viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Të dyshuarit që ikën nga vendi i ngjarjes pas një pune hetimore janë arrestuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre (3) tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.”

Gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar:

– njё (1) armё pistoletё M57

– njё (1) karikator i sё njёjtёs armë

– pesё (5) fishekё kal: 7.62mm

– dy (2) gёzhoja kal:7.62mm

– njё mjet i mprehtë (brisk).

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.



#Armë #gëzhoja #mjetë #mprehtë #Policia #lëshon #komunikatë #për #rastin #në #Klinë #tregon #çka #sekuestroi #të #dyshuarve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button