Sport
VIDEO/ Mbrojtësi kundështar e shtyn me duar, arbitri nuk jep penallti për Juventusin –

Juventusi ka fituar sot me rezultatin 0-1 kundër Kaljarit. Ndeshja u vendos nga goli i Vlahoviçit në minutën e 12 të takimit. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për bardhezinjtë. Vlahoviçi u gjet përballë portierit në zonë, por pas një shtyrje me duar u rrëzua përtokë.
Në kampin juventin kërkuan një 11 metërsh, por arbitri mendoi ndryshe. Gjyqtari i takimit e konsideroi të rregullt ndërhyrjen, duke shkaktuar debate në rrjetet sociale./Sport Ekspres/
#VIDEO #Mbrojtësi #kundështar #shtyn #duar #arbitri #nuk #jep #penallti #për #Juventusin
SportExpress