Aktualitet

Peci njofton për hapjen e aplikimeve për subvencione 2025: Procesi do të monitorohet me teknologjinë më të avancuar

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka njoftuar se brenda dy javësh hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025, raporton .

Ai theksoi se këtë vit do të përdoret teknologjia më e avancuar, përfshirë imazhet satelitore, për të monitoruar procesin e subvencionimit, duke garantuar transparencë dhe eliminimin e mundësive për abuzim.

Peci u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë saktë dhe të përfitojnë nga ky program mbështetës.

Postimi i plotë:

🇽🇰 Mirëmëngjesi Kosovë!

🌾Të dashur fermerë, mbrenda dy javësh hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025!

🎥Këtë vit kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, pasi procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë më të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit.

🛰️Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim.

✅Mbështetja për fermerët tanë vazhdon! Prandaj, ju ftoj që pas dy javësh të aplikoni në mënyrë korrekte dhe të përfitoni nga ky program.

Suksese



#Peci #njofton #për #hapjen #aplikimeve #për #subvencione #Procesi #të #monitorohet #teknologjinë #më #të #avancuar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button