13 të arrestuar! Sekuestrohen doza kokaine, kanabisi dhe silenciatorë –

Policia ka dhënë detaje për aksionin antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Kavajë, ku u godit një grup kriminal që shpërndante drogë në doza pranë shkollave të qytetit. Në pranga kanë rënë 13 persona, një është vënë nën hetim ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza kokaine dhe kanabisi, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.
Të arrestuarit:
Renaldo Gjondeda, 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
Rudi Dimni, 29 vjeç, banues në Kavajë;
Elion Danai, 22 vjeç, banues në Kavajë;
Rexhep Lushka, 25 vjeç, banues në Kavajë;
Ramazan Kola, 19 vjeç, banues në Kavajë;
Alesio Shaba, 23 vjeç, banues në Kavajë;
Rei Shaba, 21 vjeç, banues në Kavajë;
Endri Meçja, 29 vjeç, banues në Kavajë;
Besnik Belba, 33 vjeç, banues në Kavajë;
Serxho Abazi, 25 vjeç, banues në Kavajë;
Kujtim Veizi, 52 vjeç, banues në Kavajë;
Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
Arben Xhihani, 38 vjeç, banues në Kavajë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë.
Gjithashtu u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
#të #arrestuar #Sekuestrohen #doza #kokaine #kanabisi #dhe #silenciatorë
Java News