Aktualitet

Zgjedhjet po afrojnë, Rama mbledh “të vetët”, diskutime për fushatën –

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne në selinë rozë të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime për mediat bëjnë me dije se në fokus të kësaj mbledhje janë zgjedhjet e 11 majit dhe veçanërisht vota e shqiptarëve të Diasporës.

Ky takim vjen në vazhdën e një sërë takimesh përgatitore për fushatën zgjedhore e cila pritet të nisë pas pak javësh.

Ndonëse fushata nuk është çelur zyrtarisht si socialistët po ashtu dhe demokratët kanë “zbarkuar” në terren duke udhëtuar në çdo vend jashtë Shqipërisë ku ka shqiptarë. Ata kanë zhvilluar takime me emigrantët të cilëve u kanë shpalosur programin e tyre politik, duke iu kërkuar në vijim votën për zgjedhjet e 11 Majit.

#Zgjedhjet #afrojnë #Rama #mbledh #të #vetët #diskutime #për #fushatën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button