Aktualitet
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, sektori i hetimeve me autorizim nga prokuroria kompetente ka shpallur në kërkim një person të dyshuar.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij i cili dyshohet për vjedhje, me ç’rast ka publikuar edhe fotografin e personit në fjalë.
Për çdo informacion që mund të çojë në zbulimin e identitetit të tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192 ose të dërgojnë një email në [email protected].
Policia siguron se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet dhe do të ndihmojë në zbardhjen e rastit.
#Policia #kërkon #informacione #për #identifikimin #një #personi #të #dyshuar #për #vjedhje
gazetablic.com