Life Style

Zebervoki “shpërthen” ndaj Ledionit: “Nuk ha kocka të ngelura nga këto krijesa…”

Shtëpia e Big Brother VIP Albania pritet të “tronditet” me rikthimin e tre ish-banorëve, të cilët do të përzgjidhen nga televotimi mes 7 emrave të përzgjedhur nga Gjesti.

Ish-banorët e nominuar për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, dhe Jozi.

Megjithatë, një emër që nuk u përfshi në listë, por që u kërkua nga shumë ndjekës për rikthim, ishte Zebervoki.

Në një reagim të papritur në rrjetet sociale, ai u shpreh qartë se nuk e dëshiron një mundësi të dytë në lojë, duke deklaruar:

“Nuk jam qen që ha kocka të ngelura e nuk jam krijesë që pres për mëshirë nga krijesat e tjera, prandaj do ju lutesha të më mirëkuptoni!”

Me këtë deklaratë, Zebervoki ironizon ish-banorët, produksionin dhe moderatorin Ledion Liço, të cilit i referohet si “krijesa të tjera”.

#Zebervoki #shpërthen #ndaj #Ledionit #Nuk #kocka #të #ngelura #nga #këto #krijesa

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button