Aksident në Lushnje, makina përfundon në trotuar dhe përplas kalimtarin –

Një aksident i pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeçe teksa provonte të dilte nga parkimi ka hipur mbi trotuar dhe ka marrë para një tezgë ambulante në trotuar si dhe ka plagosur një kalimtar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Poliklinikës në qendër të qytetit. I lënduar ka mbetur një 70-vjeçar dhe pasi ka marrë ndihmën fillestare, është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit tip “Mercedes Benz” me targa AA078XE ka ngatërruar marshin, ndaj në vend që të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin.
#Aksident #në #Lushnje #makina #përfundon #në #trotuar #dhe #përplas #kalimtarin
Java News