Aktualitet

​Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot do të tërhiqet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tërheqja e këtij shorti pritet të bëhet me fillim nga ora 13:00, transmeton Sport.

Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve.

Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, janë skuadrat e kualifikuara në këtë fazë, të cilat synojnë triumfin në këtë kompeticion.

Në edicionin e kaluar, këtë trofe e fitoi skuadra e Ballkanit.

/ Sport/



#Sot #hidhet #shorti #për #gjysmëfinalet #Kupës #së #Kosovës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button