Aktualitet

Fronti i Noc Rrokut… –

Pas formimit të koalicionit të PD-së, e cila firmosi aleancë me 25 parti politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë me ndjekësit një video me disa bufë.

Me ton ironizues Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Fronti i Noc Rrokut!”

Kujtojmë se Partia Demokratike ka arritur koalicion me 25 parti të tjera politike.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore “PD-ASHM”.

#Fronti #Noc #Rrokut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button