Tech

Tensionet në Veri/ Paskal Milo, pas lirimit të 3 policëve: Kurti në pozita më të dobëta përballë ndërkombëtarëve

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin “Open” në News24 foli për tensionet në veri si edhe lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia,

“Akti i lirimit të tre policëve të krijon përshtypje se Vuçiçi u tërhoq, sepse është tërheqje. Ndërsa Kurti, pavarësisht se lirimi i policëve mund të quhet një fitore e vogël, Kurti është në pozita të dobëta përballë ndërkombëtareve”, u shpreh Paskal Milo, duke shtuar: “Asociacioni do të dalë në plan të parë. Kurti ka zgjedhur variantin kroat, por duhet ta paraqesë zyrtarisht.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Paskal Milo tha se të dyja palët parimisht kanë rënë dakord për zgjedhje të reja, duke shtuar se Kurti e ka lënë ende të hapur këtë çështje.

“Një hap tjetër është dorëheqja e kryetarëve. Kompromisi do të gjendet këtu dhe elementi tjetër i kompromisit është të bëhen zgjedhjet”, ka thënë Milo./m.j

#Tensionet #në #Veri #Paskal #Milo #pas #lirimit #të #policëve #Kurti #në #pozita #më #të #dobëta #përballë #ndërkombëtarëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button