Aktualitet

Papa Françesku vijon në gjendje kritike, por pa kriza në frymëmarrje –

Papa Françesku vijon që të qëndrojë i shtruar në spital. Ai kaloi në klinikën Gemelli natën e dhjetë.

Sipas asaj që bën me dije Vatikani deri më tani edhe pse gjendja vijon kritike, Ati i Shenjtë nuk ka pësuar më kriza në frymëmarrje.

“Nata kaloi mirë. Papa fjeti dhe tashmë po pushon”, thuhej në një deklaratë të Zyrës për Shtyp të Vatikanit.

Papa Françesku ka marrë transfuzione gjaku për të rritur nivelet e hemoglobinës. Disa analiza zbuluan se ka edhe një insufiçiencë të lehtë renale, diçka që po mbahet nën kontroll.

Të dielën, Papa mori pjesë në Meshën e Shenjtë në apartamentin e tij në Spitalin Gemelli dhe ka qenë nën kontrollin e doktorëve dhe infermierëve që po merren me trajtimin e tij.

#Papa #Françesku #vijon #në #gjendje #kritike #por #kriza #në #frymëmarrje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button