Tech
Seuli nuk ka besim tek Inteligjenca Artificiale kineze: Dyshojmë se mbledh të dhënat

Qeveria e Koresë së Jugut ka pezulluar përkohësisht shërbimin lokal të aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek, për shkak të shqetësimeve për praktikat e saj të mbledhjes së të dhënave.
Zyrtarët thanë se shërbimi u bllokua të shtunën dhe do të riaktivizohet vetëm pasi të janë bërë përmirësimet e nevojshme për të mbrojtur privatësinë, në përputhje me ligjin e Koresë së Jugut.
Ndalimi erdhi pasi disa departamente dhe agjenci qeveritare ndaluan hyrjen në DeepSeek për shqetësimet e privatësisë.
Deepseek më herët është ndaluar të përdoret dhe në Holandë, Teksas, Itali, Australi, Tajvani.
#Seuli #nuk #besim #tek #Inteligjenca #Artificiale #kineze #Dyshojmë #mbledh #të #dhënat
Java News