Aktualitet

SPAK survejon deputetë, ministra e ish-ministra, ja si po gjurmohen në skaner celularë, laptopë, dronë dhe GPS, zbulohen teknikat dhe vendet që përdoren nga krimi për pastrimin e parave

KULTURESHENDETSTYLEKUZHINEGOSSIPSPORTNJOFTIME PUNEEnglish VersionKontakto redaksinë BREAKING NEWSSPAK SURVEJON DEPUTETË, MINISTRA E ISH-MINISTRA, JA SI PO GJURMOHEN NË SKANER CELULARË, LAPTOPË, DRONË DHE GPS, ZBULOHEN TEKNIKAT DHE VENDET QË PËRDOREN NGA KRIMI PËR PASTRIMIN E PARAVExPOLITIKESPAK survejon deputetë, ministra e ish-ministra, ja si po gjurmohen në skaner celularë, laptopë, dronë dhe GPS, zbulohen teknikat dhe vendet që përdoren nga krimi për pastrimin e paraveSHKRUAR NGA ELMAS BOGDANI30 MARS 2023SPAK survejon deputetë, ministra e ish-ministra, ja si po gjurmohen nëNë muajt në vijim pritet të ndodhin shumë zhvillime të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit. Laku për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar sa vjen dhe ngushtohet. Gazeta ka mësuar se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë dosje të zjarrta, të cilat pritet të tronditin themelet e politikës. Sipas informacioneve, mësohet se pas hapjes së këtyre dosjeve, SPAK pritet të firmosë dhjetëra fletë arresti, ku në prangat e policisë do të bien zyrtarë të pushtetit vendor, ish-ministra të qeverisë Berisha dhe ministra të Ramës. Por si SPAK ka proceduar kohët e fundit për të marrë informacione që implikojnë zyrtarët e lartë në afera? Në raportin e vitit 2022 që ka publikuar drejtësia e re, thuhet se SPAK po i shkon “në rrënjë” hetimeve duke nxjerrë prova që pushtetarët e lartë të korruptuar nuk mund t’i kundërshtojnë dot, pasi Prokuroria e Posaçme i ka kapur “mat”. “Për vitin 2022, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të çështjeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si më poshtë: 328 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1000 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat 160 Vendime Lejim Përgjimi; 307 Vendime Vleftësimi; 533 Vendime Zgjatjeje. Gjatë vitit 2022, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar 2177 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 160 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”, thuhet në raportin e SPAK.

EkspertizaGjithashtu në raport thuhet se janë futur në skaner nga SPAK celularë, laptopë, dronë dhe GPS. “Nga 240 vendime janë pranuar 328 aparate celularë, 59 kompjuter dhe laptop, 11 videoregjistrues DVR, 17 USB, 3 borde të intergruara (qark elektronike), 3 TV, 4 GPS(lokalizues vendndodhjeje), 4 Dronë, 46 CD/DVD, 11 tableta si dhe 14 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adpatorë, magnetofon. Në sektorin e ekspertizës, nga 3 ekspertë, për periudhën në fjalë janë kryer 256 Akte Ekspertimi dhe është bërë e mundur ekzaminimi i 313 aparateve celularë, 40 kompjuter dhe laptop, 7 DVR, 23 USB, 1 GPS (lokalizues vendndodhjeje), 1 Dron, 25 CD, 3 tabletë si dhe 10 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adaptorë, magnetofon”, thekson SPAK.

Paratë e pistaStruktura e Posaçme Antikorrupsion, jo vetëm do të hetojë dhe do të nxjerrë para ligjit zyrtarët dhe pushtetarët e korruptuar por edhe do të sekuestrojë pasuritë e tyre të përfitura në mënyrë të paligjshme. Shqetësim është fshehja e të ardhurave të tyre jashtë vendit, në parajsat fiskale. Pjesë e raportit të SPAK është edhe problematika në lidhje me paratë e pista. Në raport thuhet po ashtu se grupet kriminale me drejtues shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. “Gjatë hetimit të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre, komunikimi midis anëtarëve të organizatës, lidhjet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimi të produkteve penale. Tashmë grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon por edhe në disa vende të BE-së, Britaninë e Madhe, Turqi, ShBA etj. Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtë për drejtë në vendet e origjinës së prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre penale. Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sisteme informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai. Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet mes tjerash në raport.Ju rekomandojmëBoostSapo mbërriti koleksioni i ri nga Italia me sasi të Limituar.Sapo mbërriti koleksioni i ri nga Italia me sasi të Limituar.ENZO ATTINIENZO ATTINIZgjidhni një mënyrë të sigurt për të hequr Venat dhe Variçet pa operacioneZgjidhni një mënyrë të sigurt për të hequr Venat dhe Variçet pa operacioneVarricetVarricetPo iu bien flokët? Sa ndikon vendi ku jetoni dhe problematikat e tij?Po iu bien flokët? Sa ndikon vendi ku jetoni dhe problematikat e tij?MjekesiaMjekesiaPërdorimi i make- up dhe rrudhat, ç duhet të dini nëse keni rrudhaPërdorimi i make- up dhe rrudhat, ç duhet të dini nëse keni rrudhaMjekesiaMjekesiaCeluliti dhe menopauza, cila është lidhja mes tyre?Celuliti dhe menopauza, cila është lidhja mes tyre?MjekesiaMjekesiaProbleme me rënien e flokut? Ushqimet që po jua shkaktojnëProbleme me rënien e flokut? Ushqimet që po jua shkaktojnëMjekesiaMjekesia5 profesionet që iu shkaktojnë rrudha, zbuloni më shumë5 profesionet që iu shkaktojnë rrudha, zbuloni më shumëMjekesiaMjekesiaSi të shpëtoni nga mykoza në pak kohë: metodë e thjeshtë që funksionon me të vërtetëSi të shpëtoni nga mykoza në pak kohë: metodë e thjeshtë që funksionon me të vërtetëMykuMykuKeni celulit? Njihuni me bimën që ndihmon në reduktimin e tijKeni celulit? Njihuni me bimën që ndihmon në reduktimin e tijMjekesiaMjekesiaFormimi profesional garanton punësim! Përfito Ofertat e fundit!!!Instituti Profesional ATCInstituti Profesional ATC“Përgatituni për fundjavën”/ Paralajmëron meteorologu dhe zbulon kthesën e fortë të motit“Përgatituni për fundjavën”/ Paralajmëron meteorologu dhe zbulon kthesën e fortë të motitsot.com.alsot.com.alMë të lexuarat“Akoma nuk jeni ngopur”, Berisha shpërthen në parlament“Akoma nuk jeni ngopur”, Berisha shpërthen në parlament dhe ia ‘plas’ Ramës: Në 8 vite keni larguar 35% të popullsisë, goditjen fatale ia bëtë shtresës së mesme, doni t’i përzini nga…“Në katër ditë, 4 të vrarë”/ Berisha“Në katër ditë, 4 të vrarë”/ Berisha lëshon alarmin se ç’po ndodh në vendin tonë: Krim-ministri sulmon mediat me tritol e dinamitGara për Avokatin e Popullit, 15 kandidatë paraqesin platformatGara për Avokatin e Popullit, 15 kandidatë paraqesin platformat në Komisioni e Ligjeve, ja emrat dhe kushtet për t’u zgjedhurRindërtimi/ “Përgjegjësitë e buxhetit të shtetitRindërtimi/ “Përgjegjësitë e buxhetit të shtetit po na e tregoni me foto e piktura”, shpërthen Tabaku ndaj ministres Ibrahimaj: Jeni copy-paste si Rama, arroganca juaj parashikon vetëm fatkeqësiSulmi me kallashnikov ndaj ‘TCh’/ Salianji ironizon Ramën dheSulmi me kallashnikov ndaj ‘TCh’/ Salianji ironizon Ramën dhe ministrin Çuçi: A kemi ndonjë rrezik ne që vijmë në Kuvend, apo nuk bie rrufeja në…Thellohet skandali/ “Ka zbardhur detaje tronditëse”, BerishaThellohet skandali/ “Ka zbardhur detaje tronditëse”, Berisha reagon për lajmin e minutës së fundit: Gjykata në NY konfiskoi pasuritë e MCgonigal në botë, përfshirë dhe në ShqipëriIsh-zv/kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm, Apeli i GJKKOIsh-zv/kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm, Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrollin në vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj e cilëson të rregulltPërdorimi i simboleve zyrtare të PD në fushatën e PL?Përdorimi i simboleve zyrtare të PD në fushatën e PL? Celibashi jep përgjigjen: Të njëjtat simbole nuk mund të përdoren nga tjetër subjekt, nëse kanë ngjashmëri…Qeveria paralajmëron tjetër bonus për pensionistët, ja kurQeveria paralajmëron tjetër bonus për pensionistët, ja kur do shpërndahet dhe kategoritë që përfitojnëA është Rama në shkelje të Kodit Zgjedhor me premtimetA është Rama në shkelje të Kodit Zgjedhor me premtimet për pagat dhe shpërblimet për pensionistët? Reagon Celibashi: Ligji është ligj…A do jenë prezentë në fletën e votimit emrat eA do jenë prezentë në fletën e votimit emrat e kandidatëve të Aliebeajt që tërhiqen? Celibashi jep përgjigjen i prerëIsh-deputetja e PD, Lajla Përnaska regjistrohet si kandidate përIsh-deputetja e PD, Lajla Përnaska regjistrohet si kandidate për Tiranën nën siglën e…Mesazhe PromocionaleGossipOpinioneA po zhduket profesioni i mësuesit?DR. ELTON DEMOLLARIA po zhduket profesioni i mësuesit?Debati për të kaluarën e KosovësPIRRO PRIFTIDebati për të kaluarën e KosovësA po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë BerishënRAMAZAN SHERJAA po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në …Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën njëBARDHYL BEJKO Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një ko…LEXO OPINIONE TE TJERASotNewsSot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.AKTUALITETPOLITIKEBOTARAJONIEKONOMIKULTURESHENDETLIFESTYLEKUZHINEGOSSIPSPORTOPINIONEEnglish VersionKontakto redaksinëNa ndiq edhe nëCreated by

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button