Life Style

SPECIALE | Djathi, “diamanti” i ekspozuar në banakun e bulmetores

Nëse dikur trembeshe të hyje në një derë argjendarie apo në një dyqan me rroba firmato, këtij sikleti apo kësaj frike, sot i është shtuar edhe dera e një bulmetoreje. Me banakun ku ekspozohen djathrat me çmimet e rritura në mënyrë drastike brenda një viti, djathi duket si një gur diamanti i rrallë, i nxjerrë në shitje për klasat e pasura të shoqërive demokratike. Këto janë rrethanat e vështira për një konsumator sot, dhe po flasim për djathin, produktin që në Shqipëri, nuk mungon pothuajse në asnjë vakt familjar. Situata rëndohet edhe më tej me çmimin e gjalpit. Në të njëjtën mënyrë si djathi, ky produkt ka pësuar rritje të frikshme në treg. Rritja e çmimeve të bulmetit u reflektua menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Por a është ky faktori i vërtetë i rritjes së çmimit të djathit dhe gjalpit? A ka pasur ndikim real lufta apo janë të tjerë faktor. Në nëntor të vitit të kaluar, një artikull i monitor shpjegonte se prodhuesit e produkteve të bulmetit ishin në vështirësi për gjetjen e qumështit të lopës. Rënia e prodhimit të qumështit të lopës nga fermat, ka shtuar në tregje mungesën e djathit të lopës, teksa fabrikat pohonin se kërkesën e tregut po e plotësonin me vështirësi me qumësht importi. Pra çfarë ndodh? Në treg kërkesa për bulmet dhe djathë është e lartë dhe këto produkte janë në sasi të vogël. Logjika ekonomike të çon që çmimi detyrimisht do të jetë më i lartë për djathin. Një tjetër shkak sipas shpjegimit të Monitor, është fakti që qumështi i lopës po gjendet gjithnjë e më pak në treg për shkak të rënies së numrit të vogla të fermave. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopës janë rritur më shumë krahasuar me mbylljen e fermave të vogla, zgjerimi i tyre nuk ka pasur efekt tek prodhimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button