Aktualitet

“Nuk na dhanë vend në listë”! Kreu i Aleancës Maqedonase tregon pse iku nga Berisha dhe u bashkua me PS

Vasil Sterjovski, kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top Channel detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.

Mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla sipas Sterjovskit ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste

Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvend, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament

Sterjovski e sheh përfaqësimin e minoriteteve në parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

#Nuk #dhanë #vend #në #listë #Kreu #Aleancës #Maqedonase #tregon #pse #iku #nga #Berisha #dhe #bashkua
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button