Skënder Gega nis me fitore aventurën e radhës te Partizani

Partizani ka fituar me Laçin 1-0 në stadiumin “Arena e Demave”.
Të kuqtë morën 3 pikët falë golit të Elekes në pjesën e parë. Kjo ishte ndeshja e debutimit për Skënder Gegën, pas rikthimit në skuadrën e kuqe, shkruan A2.
Pas këtij rezultati, Partizani renditet në vendin e katërt, me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën.
Ndërsa Laçi aktualisht mban vendin e parafundit në klasifikim.
Ndërkohë, Skënderbeu mori një fitore të madhe duke mposhtur 4-1 Dinamon.
Heroi i kësaj sfide ishte Nasr, i cili realizoi tripletë dhe Nikaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Qardaku.
Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të fundit dhe ngjiten në vendin e shtatë, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë.
#Skënder #Gega #nis #fitore #aventurën #radhës #Partizani
Java News