500 kg mish pule me salmonelë gjenden në Fast-Food, markete dhe restorant në Vlorë

Është sekuestruar 500 kg mish pule me salmonelë në Vlorë, në dy Fast Food, tre markete dhe në një restorant.
Nga aksioni i datës 26 (për të cilin kanë dalë edhe përgjigjet) i janë nënshtruar kontrollit disa subjekte të sugjeruara nga qendra (AKU qëndrore) ndër të cilat rezultojnë pozitiv 6 raste.
Gazetarja e Klan News Greta Haskaj thotë se sipas konstatimit zyrtar të AKU Vlorë, pozitiv kanë rezultuar Fast food të vendosur pranë shkollave, restorante që shërbejnë mishin si fileto dhe supermarkete. Ndërsa janë marrë mostra për analizim edhe në subjekte të tjerë, për të cilët pritet përgjigje.
Sipas AKU, kontrolli është kryer në subjektet që ka referuar Tirana duke patur informacionin se ku ishte shpërndarë furnizimi. Pyetur, për situatën në fabrikat e sallamit, AKU thotë se nuk ka informacion që këto të jenë furnizuar me mish nga kompania e identifikuar me salmonelë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, rezultoi se një sasie prej mbi 7.8 ton pule me salmonelë ishte futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, AKU bllokoi 5.2 ton mish të mbetur tek importuesi dhe në disa biznese të tjera, por 2.6 ton rezulton se janë shpërndarë në treg për konsumatorët shqiptarë.
#mish #pule #salmonelë #gjenden #në #FastFood #markete #dhe #restorant #në #Vlorë
Java News