Aktualitet

“Nuk janë rregulluar rrugët e fshatit”, Toni Gogu i kundërpërgjigjet Këlliçit: Unë s’jam turist elektoral! Ai që blen autobusë lodër për fushatë…

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, kritikoi dje kandidatin e Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë.
Në një postim në Facebook, Këlliçi e quajti Gogu-n “pastor dhe gënjeshtar”, duke u shprehur se rrugët e fshatit janë të dëmtuara.
Deputeti socialist I është përgjigjur sot Këlliccit, duke u shprehur se Këlliçi zgjidh të mos shohë asgjë të mirë të bërë në atë fshat, duke përfshirë shtëpi të rindërtuara pas tërmetit, apo edhe ndërtimin e një shkolle.
“Ndryshe nga Këlliçi, unë nuk jam një turist elektoral. Kam zgjedhur të jetoj këtu, mes banorëve, ndaj i njoh realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone. Për mua, Arbana nuk është një stacion për fushatë, por një vend ku prania jonë është besnike dhe ku punët vetëm sa kanë nisur. Ndërsa ne punojmë, Këlliçi bën statuse. Banorët e Arbanës e dinë mirë kush është me ta dhe kush bën politikë nga distanca!”, shkruan ai.

Postimi I plotë:
Belind Këlliçi dhe opozita e gënjeshtrave
Belind Këlliçi, që dikur premtonte transport publik falas dhe përfundoi duke blerë autobusë lodër për fushatë, tani është rikthyer me një tjetër skenar mashtrimi. Nuk është shfaqur kurrë në Arbanë për të parë realitetin, por ka gjetur kohë të “denoncojë” një postim humoristik timin, sepse ky është i vetmi rol që i ka mbetur në politikë.

Po ja ku janë faktet që Kelliçi nuk do t’ju tregojë për banorët e Arbanës:

✅ 6 shtëpi të reja të ndërtuara nga e para për familjet e prekura nga tërmeti. Askush nuk u la pa strehë!

✅ 13 familje me shtëpi të riparuara me financim të plotë, duke i kthyer banorët në shtëpitë e tyre, më të sigurta se kurrë.

✅ Një shkollë e re për fëmijët e Arbanës – Projekti është gati, pritet vetëm përfundimi i ankimit administrativ nga një prej kompanive konkurruese, dhe puna fillon menjëherë.

Ndryshe nga Këlliçi, unë nuk jam një turist elektoral. Kam zgjedhur të jetoj këtu, mes banorëve, ndaj i njoh realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone. Për mua, Arbana nuk është një stacion për fushatë, por një vend ku prania jonë është besnike dhe ku punët vetëm sa kanë nisur.

Ndërsa ne punojmë, Këlliçi bën statuse. Banorët e Arbanës e dinë mirë kush është me ta dhe kush bën politikë nga distanca!

#Nuk #janë #rregulluar #rrugët #fshatit #Toni #Gogu #kundërpërgjigjet #Këlliçit #Unë #sjam #turist #elektoral #që #blen #autobusë #lodër #për #fushatë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button