Aktualitet

Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar! Struktura s’është tabelë qitje e deputetëve

Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në një “luftë” të ethshme çdo kandidat në listë të hapur brenda së njëjtës parti. Ky fenomen duket se e po e shqetëson edhe kryeministrin, njëkohësisht kryetarin e PS Edi Rama, i cili u ka treguar vijat e kuqe kandidateve të tij, ku duket se lufta ne terren për të kapur çdo votë nominale ka filluar të bëhet e ashpër, duke ndikuar edhe strukturat e partisë.

A2 CNN ka mësuar se Rama u ka dërguar porosi socialistëve që asnjë kandidat, qoftë edhe deputet aktual, nuk duhet të përdorë strukturat e PS të një zonë tjetër për të mbledhur vota personale.

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, tha Rama.

Për Edi Ramën PS është më e rëndësishme se çdo deputet, për këtë arsye ua ka ndaluar të majtëve që miqësitë ndërmjet tyre të përkthehen në vota preferenciale për kolegët që kryetari I ka hedhur në betejë të hapur.

“Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”, theksoi kryesocialisti.

Me këtë direktivë, një kandidat i PS, të cilit I është caktuar njësia 3 si zonë elektorale, nuk mund të kërkojë ndihëm e degës së PS në njësinë 5 për ta mbështetur me votë në 11 maji.

#Fushata #Rama #mbledh #kandidatëve #zyra #jashtë #zonës #së #caktuar #Struktura #sështë #tabelë #qitje #deputetëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button