“BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave

Deputeti socialist Toni Gogu, kandidat në listën e hapur të PS-së, ka deklaruar se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për News24, Gogu theksoi se Shqipëria ka humbur mundësi në të shkuarën për shkak të fatit historik dhe gabimeve në vendimmarrje, por tani është koha për të realizuar këtë objektiv.
“Mandati i katërt ka të bëjë me Shqipërinë në BE dhe me vazhdimin e reformave shtetformuese. Bashkimi Evropian nuk është një parajsë ku problemet zhduken, por një mundësi për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin me standarde më të larta,” tha ai.
Sipas Gogut, rruga drejt BE-së kërkon seriozitet dhe përkushtim për të ndërtuar institucione të forta dhe për të fituar besimin e vendeve anëtare.
“Mandati i katërt socialist ka të bëjë me mbërritjen në portin evropian që na është mohuar, ndonjëherë nga fati historik, ndonjëherë nga gabimet tona në vendimmarrje. Mandati i katërt ka të bëjë me Shqipërinë në BE dhe vazhdimin e reformave shtet formuese. Në momentin që cojmë anijen tonë në atë port do kemi mundësi ta riparojmë nga dallgët që kemi pasur në të shkuarën si beteja me korrupsionin, me pronat, etj.
BE vazhdon u lë detyra të natyrës anti korrupsion vendeve anëtare, apo për fuqizimin e demokracisë dhe institucioneve. Nuk do të thotë që shkon në BE dhe je një engjëll, një copë parajse ku nuk ka nevojë të vazhdojnë reformat. BE do të thotë që ulesh dhe ke bërë të të besojnë gjithë anëtarët se je serioz në besimin për të aderuar në të njëjtat vlera me ta duke qenë një kontribues serioz në këtë familje demokratike”, u shpreh ai mes të tjerash.
#sështë #parajsë #engjëj #Edhe #atje #luftohet #korrupsionin #Toni #Gogu #Mandati #të #bëjë #anëtarësimin #dhe #vazhdimin #reformave
Java News