Aktualitet

Skandal në RMV/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit Mickoski

Truproja personale e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Shkupit ditën e sotme.

Sipas burimeve nga mediat vendase, pritet që ndaj Angel Saramakov të ngrihet një kallëzim penal për zbulime të sekreteve shtetërore.

Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec, shkruan A2 CNN.

Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar për denigrim të imazhit të tij. Për këtë arsye ai është paraqitur disa herë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.

Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.

#Skandal #në #RMV #Dyshohet #shiti #sekretet #shtetërore #grupet #kriminale #arrestohet #truproja #kryeministrit #Mickoski
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button