Aktualitet

“Na e vodhën”/ PD vijon akuzat për “plagjiaturë” në programin e PS, Bardhi: Shqiptarët nuk ngopen më me lugë bosh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kopjim të programit elektoral të Partisë Demokratike, të paraqitur nga lideri i PD-së, Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se Rama ka humbur ide dhe vullnet për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve dhe tani, për të tërhequr mbështetje para zgjedhjeve, sipas tij ka filluar të kopjojë propozimet e PD-së.

‘Edi Rama nuk ka pasur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Tani që numërimi mbrapsht ka nisur dhe e ka kuptuar se shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh, Edi Rama harroi kur tallej dhe tani po kopjon rëndësishëm programin elektoral të Sali Berishës.

Mirë që Berisha s’ka pasion të pikturojë, se kushedi ç’do të na kishin parë sytë nga kopjaci i qeverisë! Dhe ndërsa Edi Kopjaci përpiqet të zvarritet drejt zgjedhjeve me politikën e tij të dështuar – mashtrim dhe vetëm mashtrim, me Partinë Demokratike po bashkohen gjithnjë e më shumë shqiptarë që duan ndryshimin!

Zotimi ynë pas 11 Majit: Asnjë pension nën 200 euro, 20 % Rritje për çdo pension, kthim i TVSH për ushqimet deri në 2 pensione në vit, paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro. Është koha për të kthyer shpresën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!’, shkruan ai.

#vodhën #vijon #akuzat #për #plagjiaturë #në #programin #Bardhi #Shqiptarët #nuk #ngopen #më #lugë #bosh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button