Sport

A do të mbetet Juventus pa vend në Champions League? Sistemi i ri, Italia do të dërgojë një ekip më shumë

Tetë javë kanë mbetur deri në fund të kompeticionit në Serinë A italiane, tetë klube po luftojnë për vende në Champions League. Interi është i pari me 67 pikë, Napoli është i dyti me 64 dhe këto dy skuadra janë pothuajse të sigurta për momentin.

Atalanta është në pozitën e tretë me 58 pikë, por skuadra e Gasperinit ka arsye për t’u shqetësuar pas dy humbjeve radhazi. Ata janë vetëm dy pikë para Bolonjës së vendit të katërt dhe tre para Juventusit të vendit të pestë.

Me vendin e pestë, Juventusi mbetet ende “në ajër”, por sipas sitemit të ri, Italia duhet të shtojë edhe një ekip tjetër në Champions League sezonin e ardhshëm, bashkë me Anglinë. Pra në fund të këtij sezoni, do të analizohen koeficientet në UEFA dhe Anglia me Italinë që kanë koeficientin më të mirë, pritet të shkojnë me 5 skuadra në Champions League. /Sport Ekspres/

#të #mbetet #Juventus #vend #në #Champions #League #Sistemi #Italia #të #dërgojë #një #ekip #më #shumë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button