Rama ironizon Berishën nga Athina: Bufi i kënetës rri e mbretëron në llum, e kemi peshqesh nga komunizmi

Kryeministri Edi Rama, nga Athina ku po mban takimin me emigrantët, ironizoi edhe Sali Berishën, të cilit i referohet si ‘bufi i kënetës’. Rama tha se bufi i Tiranës nuk është si bufi i grekëve apo romakëve, që ishte simbol i urtësisë, por është peshqesh nga komunizmi.
“Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 1 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës, se jemi edhe këtu në Athinë…e dëgjo ca thotë apo jo thuaj matuf, por jo buf. Jemi në Athinë dhe bufi kishte thënë një ditë që jam krenar, e kam për nder të jem buf sepse bufi ka qenë simboli i Athinasë dhe i minervës dhe bufi ka qenë simboli i urtësisë dhe i bukurisë. I duket vetja edhe i bukur. E dini vetë sesa super seksi është. Por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf, bufi i grekëve dhe romakëve ishte ai që quhet bufi i vogël ndërkohë që ky bufi ynë është ai për të cilin populli thotë ç’më rri akoma aty o buf kënete. Ai bufi i urtësisë, ai rri në male dhe ullishta, ndërsa ai i yni mbretëron në një llum që e ka penguar Shqipërinë dhe penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vjetër, por peshqesh nga diktatura komuniste“, u shpreh Rama.
#Rama #ironizon #Berishën #nga #Athina #Bufi #kënetës #rri #mbretëron #në #llum #kemi #peshqesh #nga #komunizmi
Java News