Aktualitet

Shpërthimi në Zveçan, Kurti: Sulmi tinëzar i atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur në zyrën postare në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti e ka cilësuar këtë sulm me elemente terroriste.

Kurti shkruan se lënia në liri e Millan Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij në autoritetet e Kosovës, është pengesë për drejtësinë dhe se inkurajon veprimet destabilizuese në vend.

Rikthyer sulmit të ndodhur në postën e Kosovës, kryeministri Kurti shkruan se zyra do të vijojë me punën e saj, e se dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi do të rikuperohen. Ai e cilësoi ngjarjen si një përpjekje dëshpëruese e gjithë atyre që nuk mund të sundojnë në veri të Kosovës.

Sakaq, Albin Kurti thekson se po vijojnë hetimet ndaj rastit për të vënë para drejtësisë personin/at përgjegjës të sulmit.

Kujtojmë se sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme në një postë në Zveçan, pak minuta pas mesnate, kur shpërtheu një granatë dore. Në ambientin e zyrës ishin hedhur dy granata, njëra e cila shpërtheu, ndërsa tjetra u shpërthye nën monitorimin e forcave speciale dhe me evakuimin e banorëve të zonës, për të mos shkaktuar dëme njerëzore.

#Shpërthimi #në #Zveçan #Kurti #Sulmi #tinëzar #atyre #që #nuk #sundojnë #më #në #veriun #Kosovës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button