Aktualitet

Rriten sërish treguesit e besimit në ekonomi, BSH: Niveli qëndron në 8.1 pikë, mbi mesataren historike

Përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, ndikuan pozitivisht në Treguesin e Ndjesisë Ekonomike që u rrit me 1.1 pikë në muajin Mars, sipas Bankës së Shqipërisë.

Aktualisht, Niveli i këtij treguesi qëndron në 8.1 pikë mbi mesataren historike thuhet në raportin e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit.

Treguesi i Besimit Konsumator shënoi rritjen më të madhe referuar të dhënave të Bankës Qendrore me 2.3 pikë përqindje ku për të dytin muaj rresht ka çuar nivelin e këtij treguesi mbi mesataren historike me 3.5 pikë përqindje.

Këto shifra pozitive vijnë si rezultat i pritjeve më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë dhe për gjendjen e financiare të qytetarëve në të ardhmen ashtu edhe situatën e përmirësuar të blerjeve në shuma të mëdha.

Besimi në industri u rrit me 1.4 pikë përqindje në muajin Mars duke bërë që niveli i tij të shkojë në 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ky besim u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si dhe vlerësimi më optimist për prodhimin industrial aktual.

Rritje gjatë Marsit, sipas Bankës së Shqipërisë pësuan edhe Treguesi i besimit në ndërtim dhe ai në shërbime, përkatësisht me 1.6 pikë përqindje i pari dhe me 1.2 pikë përqindje ai në shërbime.

I vetmi tregues që shënoi vlera negative ishte Treguesi i Besimit në Tregti i cili u ul me 2.1 pikë përqindje në muajin Mars.

#Rriten #sërish #treguesit #besimit #në #ekonomi #BSH #Niveli #qëndron #në #pikë #mbi #mesataren #historike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button