LIVE/ Rama tregon bisedën me taksistin në Athinë dhe fton emigrantët të kthehen: Do jeni shumë më mirë se këtu

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Athinë ditën e sotme për të takuar shqiptarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Rama tha se ky është takimi i fundit përpara zgjedhjeve.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij përmendi një takim që kishte patur me një taksist në Athinë gjatë ditës që kishte arritur për takimin. Taksisti kishte thënë se sipas tij ‘kur erdhën në Greqi ishin 100 shkallë më poshtë kurse sot janë një shkallë më poshtë’.
“Më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime kanë ndeshur dicka pak a shumë që është e përbashkët te shqiptarët e Athinës, të gjithë kanë nisur ta pyesin veten nëse duan të kthehen apo jo?
Qoftë pyetja që bëni është inkurajuese. Më pëlqeu shprehja e një taksisti, kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë sot jemi një shkallë më poshtë. Sot jemi këtu për ta ngjitur dhe shkallën e fundit.
Mua më vjen shumë mirë që ndërkohë që sot ne kemi ardhur këtu të ndajmë bashkë me ju jo vetëm çfarë kemi bërë, aty ku ska qenë asnjëherë. Për ta vendosur Shqipërinë në pikën e huaj. Ata nuk na shohin më na lartë posht port ë na respketojnë për atë që jemi. Nga ana tjetër ta kthejmë Shqipërinë, në një ëndër që nuk duket e largët sa dikur. Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vetë fatin e vetë. Nuk është në mëshirën e askujt por e ka vetë fatin e saj.
Shkollat nuk kishin më as shkumsa, të gjitha ato planet e Shqipërisë së rrugëve kishin mbetur të gjitha rrugëve. Rrugët e mbetura rrugëve lëngoni dhe ata rrezikonin falimentimin. Shqipëria e ka nën kontroll borxhin”, tha Rama.
Sakaq, ai bëri edhe një bilanc, me kohën kur erdhi në qeveri.
Kreu i qeverisë tha se në mandatin e katërt, do të rrisë pagën mesatare të përgjithshme në 1 mijë euro, ndërsa iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi tani vendi ofron më shumë mundësi.
“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, dritë e kuqe që paralajmëron një rrezik të madh, që ne shqiptarët dhe shqiptarët e Greqisë e ka përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 15 mijë euro. Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e 4. Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurtë nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se këtu. Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis shtetit dhe privatit është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro”, u shpreh Rama.
#LIVE #Rama #tregon #bisedën #taksistin #në #Athinë #dhe #fton #emigrantët #të #kthehen #jeni #shumë #më #mirë #këtu
Java News