Pensionet, Rama me shqiptarët në Athinë: Pasaporta e BE zgjidh ngërçin, s’do kemi nevojë për marrëveshje me Greqinë

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në Athinë foli edhe për marrëveshjen me pensionet.
Kryeministri u shpreh se me pasaportën shqiptare të BE zgjidhet edhe ngërçi, ndërsa shtoi se emigrantët shqiptarë duhet të votojnë më 11 maj, numrin 5.
“Të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë, të votojnë te numri pese dhe ne njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë me Bashkimin Europian. Sepse pasaporta kuqezi që do keni në dorë me hyrjen në BE do të jetë e barabartë me pasaportë greke. Me pasaportën shqiptare të BE, shqiptarët mund të kandidojnë për kryetar bashkish në Greqi dhe të gjitha vendet e BE”, tha Rama.
#Pensionet #Rama #shqiptarët #në #Athinë #Pasaporta #zgjidh #ngërçin #sdo #kemi #nevojë #për #marrëveshje #Greqinë
Java News