Aktualitet

Deputetja e PD: Ne kemi një koalicion të konsoliduar. Vota e diasporës do kontribuojë për ndryshimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur për programin e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, por edhe përçarjet brenda partisë, duke theksuar se, pavarësisht këtyre sfidave, PD është një koalicion i konsoliduar dhe i angazhuar për të sjellë ndryshime në vend.

“Sa herë PD ka qenë në opozitë nga pushteti është investuar për ta përçarë. Përçarjet ndikojnë por jemi një koalicion i konsoliduar, me shumë parti opozitare por me një program opozitar”, tha ajo.

Në një intervistë për RTSH 24, Çupi e ka vlerësuar daljen në lista të hapura si një sfidë të vështirë, por beson se do të ketë mbështetje nga qytetarët e Tiranës. Deputetja demokrate theksoi se shtyllat kryesore të programit të PD-së janë shteti ligjor, mbrojtja e pronave dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Dalja në listë të hapur është një sfidë e vështirë, por besoj që do kemi mbështetjen e qytetarëve të Tiranës. Shteti ligjor, pronat dhe fëmija janë shtyllat kryesore të programit dhe një shteti të konsoliduar. ne duhet t’i japim fuqi pasaportës shqiptare dhe kjo vjen me reforma dinjitoze, luftën ndaj korrupsionit, ndarjen e pushteteve. Ne duhet të ndalim shpopullim dhe PD ka një program për çështjet emergjente që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Nëse ka në ngërç që pengon zhvillimin është pengu se politika shqiptare nuk ka qanë pranë pensionistëve. Është një “mea culpa” për aq faj sa ka PD. Doganat dhe tatimet është një nga hallkat ku korrupsioni është në vend të parë, me taksat, me mallrat që futen. Këto konsiderohen në majat e korrupsionit edhe në raportet e ndërkombëtarëve. Kemi një program emergjence s ai takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike, kemi një program riformatimi të shtetit demokratik, duhet luftuar korrupsioni, këto janë parimet e një vendi demokratik. Në kërkojmë që të votohet programi dhe kandidatët e PD”, u shpreh deputetja.

Deputetja ka folur gjithashtu për kontributin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se do të luajë një rol të rëndësishëm për të sjellë ndryshim në Shqipëri.

“Diaspora do të kontribuojë me votë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, ka një numër të madh të regjistruar, doli përtej parashikimeve edhe të vetë partive për votimet e tyre të para”, shtoi ajo.

#Deputetja #kemi #një #koalicion #të #konsoliduar #Vota #diasporës #kontribuojë #për #ndryshimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button