Adriatik Lapaj reagon për video-satirën e publikuar nga Rama: Të pres në debat kur dhe ku të duash!

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, ku i drejtohej kryetarit të PD Sali Berisha, se do ta merrte Lapajn në qafë ashtu siç mori sipas tij edhe Lulzim Bashën.
Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj e ka quajtur postimin e shpërndarë nga Rama si bullizim, ndërsa shtoi se kryeministri është i frikësuar nga një i ri që nuk i pranon pazaret.
“Eja në debat zoti Rama të pres kur dhe ku të duash”, ka sfiduar ai kryeministrit.
Reagimi i Lapajt:
Kjo ditë e gëzueshme për të gjithë besimtarët duhet të ishte një ditë feste e gëzimi dhe një ditë pushimi për të ligën e të keqen por kryeministri jonë që pa gdhirë poston një video ku më bullizon dhe më njehson me bahskëudhëtarin e tij politik me të cilin ndryshuan e morën peng Kushtetutën në 12008 dhe mbajtën peng hapjen e listave vitin e kaluar.
Çfarë e shqetëson një kryeministër që ka 28 vite në politikë, që ka mbi 20 mijë automjete të administratës që i keqpërdor, që të dhunojë e bullizojë një të ri me ëndrra e që në moshë është sa djali i tij. Mos vallë fakti që ky i ri nuk i vjen në pazar dhe thotë që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme?
Eja në debat zoti Rama të pres kur dhe ku të duash.
#Adriatik #Lapaj #reagon #për #videosatirën #publikuar #nga #Rama #Të #pres #në #debat #kur #dhe #të #duash
Java News