Aktualitet

Rrjeti shpërtheu, por Hailey zbulon ç’ndodhi me Justin Bieber në Instagramin e saj


Hailey Bieber ka shuar fjalët se nuk e ndjek më Justin Bieber në Instagram.

Këtë fundjavë që lamë pas, ndjekësit e vëmendshëm vunë re se këngëtari 31-vjeçar nuk ishte pjesë e listës së personave të ndjekur nga modelja.

Por Hailey ka konfirmuar se ishte thjesht “një defekt” pasi bashkëshorti i saj çaktivizoi llogarinë një ditë  më parë.

“Nuk e hoqa. Shpresoj që kjo t’ju ndhihmojë!”, shkroi sipërmarrësja në një video në TikTok.

Mëngjesin e së hënës, Justin nuk rezultonte në listat e disa personave çka tregon se jo vetëm 28-vjeçarja e kishte këtë defekt.

Ngatërresa ndodhi pasi Justin doli në ‘live’ pa bluzë dhe duke bërë rep. Ai e mbylli llogarinë pak pas këtij veprimi dhe pamja e tij ishtee shqetësuese sepse sytë i dukeshin thuajse të mbyllur.

Më pas, ai u rikthye në Instagram duke postuar disa foto para pasqyrës që tërhoqën vëmendjen e gruas së tij. Hailey komentoi me një ikonë me sytë në formë zemre.

Këngëtari ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale pavarësisht se ka pasur shumë fjalë dhe thashetheme rreth gjendjes së tij mendore dhe martesës së çiftit. Të dy rrallë flasin rreth lajmeve që qarkullojnë teksa duket se po shijojnë edhe periudhën me djalin që erdhi në jetë 7 muaj më parë.


#Rrjeti #shpërtheu #por #Hailey #zbulon #çndodhi #Justin #Bieber #në #Instagramin #saj Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button