Sport

Kategoria e Parë, renditja/ Burreli është befasia e madhe, Besës së Kavajës i vjen shansi i artë për të rrezikuar Flamurtarin

Në Kategorinë e Parë janë mbyllur ndeshjet e sotme, të cilat kanë prodhuar disa rezultate vërtet interesante. Më kryesorja është padyshim barazimi i Burrelit kundër Flamurtarit në shifrat 0-0. Në fakt Burreli është padyshim surpriza më e madhe e këtij edicioni në Kategorinë e Parë. Kjo skuadër mbajti barazim edhe kundër Besës së Kavajës pak ditë më parë, 0-0. Kështu Burreli tregon se është gati për të bërë një ëndërr realitet sa i përket ngjitjes në elitë, por do të ketë një problem të madh pasi rivali direkt do të jetë Flamurtari ose Besa e Kavajës.

Vora ka humbur në shifrat 1-0 në transfertë me Pogradecin, por Vora e ka fituar të drejtën e shkëputjes dhe e ka siguruar me kohë kalimin në Superiore. Kjo skuadër mban vendin e parë me 73 pikë, por me barazimin e Burrelit me Flamurtarin, është krijuar një situatë e bukur sa i përket ekipit të dytë dhe të fundit që merr biletën direkte për Superiore. Flamurtari ndodhet në vendin e dytë me 69 pikë dhe pas tij vjen Besa e Kavajës me 65 pikë.

Ndeshja e radhës do të jetë një “finale e parakohshme” mes Flamurtarit dhe Besës. Nëse Flamurtari fiton ose barazon, siguron përfundimisht Superioren. Nëse humbet me Besën, atëherë diferenca shkon në 1 pikë dhe ndeshja e fundit e Flamurtarit do të jetë me Vorën në transfertë, atje ku do të rrezikonte seriozisht vendin e dytë.

Këtë herë Besa nuk gaboi duke fituar 2-0 ndaj Erzenit për të vendosur në presion vlonjatët. Apolonia arriti të fitoi 3-0 ndaj Korabit për të qenë në vendin e Play Off, ndërsa në po të njëjtat shifra, Kastrioti fitoi kundër Kukësit. Lushnja arriti të fitojë thellë 4-1 ndaj Valbonës, për të qenë edhe ajo në vallen e Play Off deri në fund. /Sport Ekspres/

#Kategoria #Parë #renditja #Burreli #është #befasia #madhe #Besës #së #Kavajës #vjen #shansi #artë #për #të #rrezikuar #Flamurtarin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button