Aktualitet

Përfitoi nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Një i burgosur shqiptar, 34 vjeç, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur nga burgu Dozza në Bolonja.

Policia e burgjeve, ka shpërndarë foto dhe të dhëna personale në të gjitha organet e rendit dhe është në kërkim të tij.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që i lejon të burgosurit të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.

34-vjeçari, është arratisur në momentin që do të transferohej nga ndërtesat ku qëndrojnë të burgosurit gjysmë të lirë, të cilat ndodhen jashtë murit rrethues, në godinën qendrore të Dozza-s.

Një hipotezë është ai ka përfituar nga një derë e lënë hapur dhe ka arritur të largohet pa gjurmë.

Arratisjet nga burgu Dozza në Bolonja nuk janë të shpeshta, përkundrazi. Lajmi i fundit daton në vitin 2011, kur oficerët penguan një tentativë arratisjeje të tetë të burgosurve që ishin kapur duke gërmuar betonin rreth hekurave të qelisë.

Cili është regjimi i gjysmëlirisë?

Është një nga përfitimet e parashikuara për të burgosurit që vendoset nga Gjykata. I dënuari lejohet të kalojë një pjesë ose të gjithë ditën jashtë burgut për të marrë pjesë në aktivitete pune, edukative ose riintegrimi shoqëror.

Për t’u pranuar në gjysmëliri, i burgosuri duhet të ketë kryer të paktën gjysmën e dënimit kur dënimi i shqiptuar është më i gjatë se gjashtë muaj.

#Përfitoi #nga #regjimi #gjysmëlirisë #arratiset #nga #burgu #Bolonjës #34vjeçari #shqiptar #dënuar #për #grabitje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button