Aktualitet

Lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 11 majit/ Berisha spostoi fituesit, por blindoi humbësit

Marrëveshja me aleatët e ka patur një faturë të kripur për demokratët. Doktori përdori kuotat e tyre brenda koalicionit për të mbyllur listat e hapura.

40% e listës së hapur të koalicionit madhështor, kanë siglën e aleatëve të Partisë Demokratike. Shumica kandidatë kontrabandë të pavotuar ose të dështuar në primare, të cilët kanë zënë vendet e demokratëve të votuar.

Tirana, nga 81 kandidatë në primare, ka vetëm 25 në lista. 12 të tjerë, janë aleatë si Ilir Meta, Shpëtim Idrizi apo kushëriri i Elvis Rroshit ose anonimë si Rivelino Çuno,

Altin Goxhaj e Mhill Gecaj, që do të sfidojnë demokratët Jorida Tabakun, Dhurata Çupin e Ilir Alimehmetin. Ndërsa më i votuari i primareve, Hysen Kadiu iku nga çdo listë.

Rasti më i çuditshëm është ai i Beratit. Lista e hapur ka vetëm 2 demokratë dhe 5 aleatë. 3 nga këta të fundit as nuk morën pjesë në primare, ndërsa dy të tjerë dështuan, por u futën në lista nëpërmjet partive të vogla.

Berati shfaq edhe qokat familjare në PD. Deputeti Kasëm Mahmutaj nuk pranoi të hyjë në garë, por nipi i tij Parid Mahmutaj do të jetë në listë pa primare, nën siglën e Partisë Republikane.

Vlora dhe Fieri kanë 50% të listës së hapur me aleatë. Fredi Beleri në marrëveshje me Berishën zhbëri për herë të dytë primaret e PD, dhe regjistroi me siglën e Vangjel Dules, kandidatin fasadë të tij, Petro Gjikurinë.

Edhe Arben Ristani në Gjirokastër, gjeti strehë tek Vangjel Dule e u konvertua në grek, për të hyrë në listën e hapur. Në Durrës, nëpërmjet siglës së Mediut, Berisha ka futur ish-deputetin socialist, Pëllumb Shullazin.

Kurse në Fier, një kandidate me 30 vota në primare u fut në lista me një parti aleate. E njëjta ka ndodhur edhe në Elbasan. Një kandidate demokrate me vetëm 9 vota në primare, është regjistruar nën siglën e Partisë së Agron Dukës në listë të hapur.

Por listat e koalicionit, kanë edhe kandidatë nën siglën e Partisë Demokratike, të cilët as nuk u provuan në primare, si tenori Armaldo Kllogjeri, zëri i të cilit duket më i vlefshëm se votat e Dashnor Sulës.

#Lista #kandidatëve #të #për #zgjedhjet #majit #Berisha #spostoi #fituesit #por #blindoi #humbësit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button