Aktualitet

Seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Krahas betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re

Seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, krahas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri dhe betimit të deputetëve do të shërbeje edhe për të votuar qeverinë e re sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Synimin Kurti ia tha Naim Tërnavës, kreut të besimit Mysliman në Kosovë të cilin e vizitoi me rastin e Fitër Bajramit.

Edhe pse pikëpyetjet mbeten ende, Kurti humb një aleat të mundshëm për koalicion qeverisës. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK thotë se ata nuk do të bëhen pjesë e një bashkëpunimi me VV.

“Jo-në tonë karshi Vetvendosjes për krijimin e ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Ndërkohë raporti me partitë e tjera të opozitës AAK-NISMA apo edhe grupeve të vogla parlamentare janë aty, ne kemi bashkëpunim”,- ka deklaruar Harizi.

Sipas Hazirit mundësitë më të mëdha janë që Kosova të shkojë drejt një krize politike sesa të krijohet një qeveri e re. Megjithatë procesi i negociatave do të tregojë më shumë.

Këtë javë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike e cila mori 24 mandate në zgjedhjet parlamentare, tha se nuk ka vija të kuqe për bashkëpunim për qeverinë e re.

Sfida e parë do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit që i takon VV, edhe më e madhe është ajo për formimin e qeverisë ndërsa vitin e ardhshëm duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri, çështje këto që mund të jenë pjesë e negociatave politike.

#Seanca #parë #në #Kuvendin #Kosovës #Kurti #Krahas #betimit #të #deputetëve #votohet #dhe #qeveria
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button