Sport

Ekskluzive/ Kosova mund të marrë për herë të parë një lojtar të Shqipërisë, e gjen në Angli

Shqipëria e luajti ndeshjen e saj në Wembley, atje ku humbëm me shifrat 2-0 nga Anglia dhe nuk arritëm dot që të shënonim. Por një lojtar i cili kishte shënuar në Wembley, nuk ishte pjesë e Shqipërisë. Armando Dobra, lojtari i Chesterfield, ka shënuar më parë në Wembley. Ky futbollist është rritur në Angli, ka lindur në Angli, por është me origjinë nga Burreli.

Dobra ka luajtur me Shqiërinë U19 dhe me Shqipërinë U-21, ndërsa ende në pritje të debutimit të tij me Shqipërinë A. Megjithatë ky debutim nuk po vjen dhe te Kosova, kanë nisur që pas rastit Etnik Brruti, të veprojnë po njësoj si Shqipëria. Në bazë të informacioneve ekskluzive që zotëron Sport Ekspres, dardanët e kanë parë Armando Dobrën dhe kërkojnë që ky futbollist t’i bashkohet Kosovës. Sigurisht që nëse ky kalim do të ndodhte, 23-vjeçari jo vetëm që nuk do të quhej tradhtar, por do të duartrokitej dhe do të mbështetej nga të gjithë tifozët shqiptarë, pasi në fund të fundit, do të ishte pjesë e Kosovës.

Armando Dobra ka shënuar 9 gola në 37 ndeshje me Chesterfield në këtë sezon në League Tëo, ndërsa roli i tij i preferuar është pas sulmuesit kryesor. Për të ka pasur shumë interesime nga klube të League One të cilat kërkojnë që të shkojnë në Championship, por ka vazhduar te Chesterfield. Për shkak të kësaj besnikërie të treguar dhe cilësive që zotëron, trajneri i Chesterfield është shprehur se shumë shpejt Armando Dobra do të marrë shiritin e kapitenit.

Megjithatë për Silvinjo, ky lojtar ashtu si edhe Anis Mehmeti nuk janë pjesë e Shqipërisë, pavarësisht se luajnë në Angli, një vend që është shumë hapa para në futboll, që vetë trajneri ynë e njeh mirë, por edhe tifozët e panë forcën e saj në Ëembley. Për momentin dëshira e Armando Dobrës është që t’i bashkohet Shqipërisë, megjithëse nëse vazhdon mos thirrja e tij, mund t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen. /Sport Ekspres/

 

#Ekskluzive #Kosova #mund #të #marrë #për #herë #të #parë #një #lojtar #të #Shqipërisë #gjen #në #Angli
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button