Aktualitet

“Ku i çove lekët mo Lul”/ Basha vijon replikat me Ramën: Vetëm borxhe më le në bashki dhe gropën e Hajdin Sejdisë

Vijojnë replikat në distancë mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha iu përgjigj Ramës i cili gjatë një takimi dje me një qytetar në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në Memaliaj, ky i fundit i kishte thënë se Basha nuk i kishte dhënë kompensimin që I takonte dhe ishte sjellur keq.

Kreu i koalicionit euroatlantik përmes një videomesazhi akuzoi Ramën se kur u largua nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës e la me borxhe këtë institucion.

“O Rame ke nisur të rekrutosh dëshmitarë të rremë. Kishe kapur njërin në Memaliaj që thoshte që nuk I kam dhënë lekët që kishe borxh ti. Po ti me Ramë pse nu kia pagove. Vetëm borxhe më le në bashki me Rame, e gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra nga zyra jote. 11 vite në bashki e nuk e mbushe. Eh mor Ramë, kishe në mendje të mbushje gjërat e tjera. Ku I ke shokët mo Rame. Ku e ke lali Erin e mësove mirë por pësoi keq 7×7= 313 Rame”

#çove #lekët #Lul #Basha #vijon #replikat #Ramën #Vetëm #borxhe #më #në #bashki #dhe #gropën #Hajdin #Sejdisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button