Aktualitet
Rama vijon inspektimet në Vlorë, merr dhuratë një tjetër buf: Duhet të thaj kënetën!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural Anila Denaj inspektuan rikonstruksionin e hidrovorit të Akernisë në Vlorë.
Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë u takua me disa qytetarë. Njëri prej tyre i dhuroi një tjetër buf (send). Pasi mori dhuratën, Rama tha “E bukur fare. I ka sytë e bukur, i ka blu. Duhet të thahet këneta“, (referuar kryetarit të PD, Sali Berisha).
Sot më herët përmes një postimi në Facebook, kryesocialisti ndau një foto me një buf, dhuratë nga qytetarët vlonjatë.
#Rama #vijon #inspektimet #në #Vlorë #merr #dhuratë #një #tjetër #buf #Duhet #të #thaj #kënetën
Java News