Mund të shënonim edhe më shumë, e kontrolluam lojën

Shqipëria ka bërë detyrën në përballjen kundër Andorrës. Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 3-0. Fitorja e parë për ekipin tonë kombëtar, që tashmë numëron 3 pikë në grupin K për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonit e “TV Klan”.
Laçi: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. E dinim që në fillim që duhej ta bënim sa më shpejt golin e parë. Nga minuta e parë deri te e fundit kishim kontrollin e topit. Ishim agresivë dhe të pozicionuar. Tre gola besoj se janë Ok, megjithëse mund të bënim edhe më shumë. Ishte pak e vështirë të luanim në mesfushë, sepse ata erdhën këtu për t’u mbrojtur. Kështu që unë luajta mes linjave për të kërkuar gjithmonë pasimin dhe të hapja hapësirat për Manajn, Brojën, ose për lojtarët e tjerë”./Sport Ekspres/
#Mund #të #shënonim #edhe #më #shumë #kontrolluam #lojën
SportExpress