“Mund të ndikojë dëshmitarët”/ Haga kërkon vijimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, “u kapën” pas një pamje ku ish-presidenti ishte live me…

Ka qenë një fotografi e publikuar nga djali i Haxhi Shalës për festën e Pavarësisë së Kosovës, ajo që ka ndikuar në vijimin e paraburgimit për Hashim Thaçit.Bëhet fjalë për pamjet ku dukeshin Haxhi Shala dhe Hashim Thaçi duke qëndruar bashkë në Qendrën e Paraburgimit, në një lidhje me video.
Sipas rregullave të Speciales, kjo është e ndaluar, dhe Prokuroria e ka përdorur për të pretenduar se Thaçi mund të ndikojë në këtë mënyrë tek dëshmitarët.
“Pjesëmarrja e dukshme e Thaçit në video-telefonatën e një të burgosuri tjetër, e cila bie ndesh me kushtet e vendosura ndaj tij, nënvizon më tej një rrezik konkret që ai mund të përdorë komunikimin me vizitorët e të burgosurve të tjerë për të vendosur kontakte indirekte me dëshmitarët ose për të shpërndarë informacion konfidencial. Jashtë mjedisit të kontrolluar të Qendrës së Paraburgimit, rreziqe të tilla do të ishin edhe më të mëdha. Prandaj, paraburgimi është mjeti më efektiv për të kufizuar aftësinë e Thaçit për t’u arratisur, përndryshe të pengojë procedurat e KSK-së dhe/ose të kryejë krime të mëtejshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Hagës.
#Mund #të #ndikojë #dëshmitarët #Haga #kërkon #vijimin #paraburgimit #për #Hashim #Thaçin #kapën #pas #një #pamje #ishpresidenti #ishte #live
Java News